E habitshme: Mesazhi i lënë në shishe më 2018 gjendet në Atlantik

Sean Smith e kishte lënë një shënim në një shishe teksa ishte me pushime në shtetin lindor amerikan Rhode Island më 2018.

Mesazhi i tij ishte: “Është Dita e Falënderimeve. Unë jam 13 vjeç dhe po vizitojë familjen në Rhode Island. Unë jam nga Vermont. Nëse gjendet kjo letër, më kontaktoni në emailin: [email protected]”.

Tre vjet më vonë, mesazhi u gjet më shumë se tre mijë e 200 kilometra larg.

Christian Santos, 17 vjeç, zbuloi shishen në Azores, një arkipelag Portugez në mes të Atlantikut, shkruan BBC.

Ai i tha gazetës “Boston Glove” se e pa shishen ndërsa po peshkonte me kushëririn e tij në ujërat e cekëta të oqeanit.

“Unë e mora atë dhe pashë brenda dhe kishte një letër”, tha Santos. “Mendova se ishte interesante dhe shkova t’ia tregoja mamit tim”.

Kureshtarë për të mësuar më shumë rreth autorit të mesazhit, Christian dhe nëna e tij vendosën të ndiqnin udhëzimet brenda shishes.

Ata dërguan një email, por nuk morën përgjigje sepse Sean kishte kohë që e kishte harruar punën e shishes dhe nuk po kontrollonte për ndonjë përgjigje.

Sidoqoftë mesazhi u përhap pasi nëna e Christian ndau një postim në lidhje me mesazhin javën e kaluar, duke zgjuar interesin e mediave për origjinën e tij.

Ngjarja paraprake

6 Ushqimet që Meshkujt Duhet të Hanë Çdo Ditë

Ngjarja e ardhëshme

Italia do e mësojë nesër kundërshtarin e fazës tjetër, ja kundërshtarët e mundshëm

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian