E gjithë skuadra e Genoas e karantinuar

Drejtori sportiv i Genoas, Daniele Faggiano ka konfirmuar se e gjithë skuadra është e karantinuar dhe nuk do të luajë kundër Torinos këtë të shtunë.

Protokolli i UEFA-s thotë se 13 lojtarë është minimumi për të zhvilluar një ndeshje, por drejtori i klubit italian ka bërë me dije se të gjithë janë në kranatinë, me 14 raste zyrtare me COVID-19.

“Të gjithë jemi të karantinuar”, ka thënë Faggiano për Radio Kiss Kiss Napoli. “Protokolli naka ndaluar të gjithëve, nuk mund të luajmë të shtunën përballë Torinos edhe epo të kishim 13 lojtarë të gatshëm”.

“Pa stërvitje, duhet ta shtyjmë takimin. Data ende nuk është caktuar, pasi Granata nuk është duke luajtur në kupat italiane”.

Faggiano ka thënë se Genoa asnjëherë nuk ka kërkuar që të shtyjë ndeshjen ndaj Napolit, edhe pse zbuluan rastet me coronavirus.

Skuadra italiane duhet t’i kalojë tani 14 ditë në karantinë, më pas të rikthehet të luajë në takimet që janë me planprogram.

Ngjarja paraprake

Nxënësit e shkollave të mesme do ta bojkotojnë mësimin nëse për një muaj nuk fillon të zbatohet modeli i kombinuar

Ngjarja e ardhëshme

U ndërpre seanca ku në rend dite ishin vendimet për gjendje të jashtëzakonshme, vazhdimi do të ricaktohet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian