E gjithë bota po merret me këtë anije – çfarë po ndodh, pse bllokoi Kanalin e Suezit

Deri në 20 mijë metra kub rërë duhet të hiqen në Kanalin e Suezit për të liruar anijen gjigante që ka mbetur e bllokuar që nga e marta, bazuar në deklaratën e autoriteteve të kanalit.

Sipas CNN, Ever Given, një anije kontejnerësh e gjatë pothuajse sa ndërtesa e Emire State Building, u bllokua në kanalin egjiptian pasi u kap nga erërat prej 70 kilometrave në orë dhe një stuhi rëre që shkaktoi pamje të turbullt dhe lundrim të dobët.

Gërmuesit janë duke punuar për të hequr rërën dhe baltën nga harku i anijes – dhe do të duhet të heqin nga 15 mijë deri në 20 mijë metra kub rërë në mënyrë që të arrihet thellësia prej 12 deri në 16 metra, të cilat do të ndihmonin që anija të notonte.

“Ever Given” që bartë flamurin e Panamasë transporton mallra nga Azia në Evropë, e është 400 metra e gjatë dhe rreth 60 e gjerë

Ajo ka ngecur në kanalin e ngushtë artificial që ndanë kontinentin e Afrikës me ishullin Sinajsk. Anija është në pronësi të kompanisë japoneze Shoei Kisen që ka bllokuar trafikun ujor në kanal – duke i lënë në pritje dhjetëra anije tjera në Mesdhe dhe Detin e Kuq.

Çdo ditë që kalon vonohen 10 miliardë dollarë mallra! Çdo orë që kalon 400 milionë dollarë!

Kjo anije pritet të shkaktojë dëme ekonomike, përfshirë rritje të çmimit të naftës!

Ekspertët thonë se mund të marrë javë të tëra para se ajo të largohet prej aty!

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

Britania: Kina duhet të lejojë hyrjen e komisionarit të OKB-së në Xinjiang

Ngjarja e ardhëshme

Babai i Klodian Rashës shkon të përballet në gjyq me vrasësin e të birit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian