E djathta e shqiptarit të Kosovës e hodhi në dysheme gjermanin! 

Në dysheme dhe në dysheme! Dominic Bosel, na vije keq, por kësaj radhe pate punë me zemrën e shqiptarisë, me djaloshin nga Kosova, Haxhi Krasniqi! 

Haxhi Krasniqi kësaj radhe kishte vendosur për fitore, titulli do të jetë i tij dhe i askujt tjetër. Ashtu edhe ndodhi!  Haxhiu e kishte dhënë besën besë, fitore po, por me nokaut! 

Rundi i tretë sa elektrizues, sa emocionues, e djathta e Krasniqit sikur një raketë, e hodhi në nokaut gjermanin Bosel! 

Haxhi Krasniqi, kampion i botës në versionin WBA/IBO  në kategorinë gjysmë të rëndë! 
Magdeburgu foli shqip!

Ngjarja paraprake

RMV/Edhe një deputet infektohet me koronavirus

Ngjarja e ardhëshme

Si ka ndikuar viti 2020 në trendet seksuale tek çiftet?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian