E din ai!

Metoda shumëvjeçare e Hashim Thaçit për të gënjyer dhe për t’u nxjerrë nga situatat në momentet kritike, po zbatohet edhe sot nga vet ai.

“E din ai”, thotë presidenti kur nuk ka të paraqes fakte për ndonjë akuzë ndaj dikujt që i bën nëpër debate televizive.

Ai gënjeu të enjten mbrëma kur tha se ishte i dënuar 20 vite me burg nga Serbia, deklaratë kjo e presidentit të cilën e demantoi gazetari Agim Muhaxheri, i cili ka ndjekur proceset gjygjësore, përfshirë edhe ato të të dyshuarve të mungesë, ku bënte pjesë edhe Hashim Thaçi.

“Ai e di shumë mirë se kur unë jam dënuar nga Serbia me 20 vjet burg ai ka dëgjuar “Bjello Dugmën” në Beograd. Ka marrë pjesë në koncertet e tyre”, tha Thaçi atë natë, por asnjëra prej këtyre dy pohimeve të tij, nuk është e vërtetë.

Në vitin 1989, bendi i grupit “Bjello Dugmën”, ishte shpërndarë, e në atë kohë Kurti ishte 14 vjeç, që me shumë gjasa nuk ka qenë në moshën e duhur për ta dëgjuar atë grup muzikor.

Në fund të fundit, edhe po ta ketë dëgjuar, ai grup ka kënduar edhe këngë shqipe, me zhanër të romancës, e jo ndonjë tekst nacionalist apo fyes për shqiptarët.

Madje, kënga e titulluar “Kosovska”, që ky grup e ka kënduar në gjuhën shqipe si “provë” se edhe në gjuhën shqipe muzika rocku tingëllon mirë,  po del që të jetë arsye e prishjes së raporteve të tyre para tri dekadave.

Thaçi gjithashtu e akuzoi Kurtin për veprimtarinë kundër UÇK-së, ndërsa kur iu kërkua të tregonte më konkretisht se për çka bëhet fjalë, ai tha si zakonisht, “E din ai”.

Nuk mund t’i thuhet Kurtit anti-kombëtar, kur ai është kundër spiunëve të Serbisë, si në rastin e Baton Haxhiut, ku ky i fundit dihet si ishte bashkëpunëtor i Stanishiqit.

T’i thuash Kurtit se është kundër UÇK-së, sidomos nga Thaçi, i bie që ai është edhe kundër Adem Demaçit, pasi deri në momentin e arrestimit, Kurti punonte në zyrën e UÇK-së që e udhëheqte Adem Demaçi.

Në fund të fundit, dëshmitë tregojnë se Albin Kurti ishte “sy më sy” me tanket serbe në demonstratat e 81shit, e gjithashtu edhe në kryengritje tjera.

Stili i Thaçit, “E din ai”, është më shumë tentim për t’i ulur poshtë kundërshtarët politik, e për t’ua shpërlarë trurin një pjese të elektoratit, të cilët mund t’i besojnë këto deklarata.

Me “E din ai”, Thaçi nuk e zbatoi vetëm te Kurti, por edhe te disa kundërshtarë të tjerë politik. 

Ngjarja paraprake

DIMITROV: Fillimi zyrtar i negociatave me BE-në do të jetë ose sukses i përbashkët ose mossukses i përbashkët

Ngjarja e ardhëshme

Klopp: Ai nuk dukej mirë. Kishte dhimbje

të fundit nga