E diela ditë jo pune në Maqedoni, punëdhënësit janë kundër

Sektori i ndërtimtarisë, industria ushqimore dhe grupacioni i bastoreve sportive kanë frikë nga humbje të mëdha dhe largime të detyruara të punonjësve të tyre nëse e diela vendoset ditë e detyrueshme pushimi për punëtorët. Ndërtimtarët paralajmërojnë se realizimi i investimeve kapitale do të zvogëlohet edhe më shumë për shkak të vazhdimësisë së ngadaltë të ndërtimit.

“Punëtorët ndoshta do të përballen me shtim të punës gjatë ditëve të punës, ndërsa do të privohen nga e drejta për më shumë fitime, duke pas parasysh se të dielën ata paguhen 50 përqind mëditje më të lartë sesa ditët normale. Pyesim cila është strategjia për rritjen e të ardhurave personale të punëtorëve në këto kushte në të cilat 90 përqind e fuznizimeve publike kanë kriter për marrjen e çmimit më të ulët dhe janë në kufij të rentabilitetit”- deklaroi Andrea Serafimovski, kryetarë i Shoqatës së Ndërtimtarisë.

Nëse ndërpritet prodhimi në industrinë ushqimore të dielën, më shumë dëme do të pësojnë prodhimi i qumështit dhe produkteve të ëmbëlsirave ndërsa probleme në funksionim do të ketë edhe te prodhuesit e birrës dhe pijeve joalkoolike. Rregulli i ri do të krijojë kaos edhe në punën me turne në fabrika, thonë biznesmenët.

“Nëse zgjidhja e tillë ligjore pranohet, kompanitë paralajmërojnë se një turn i tërë do të jetë tepricë, që do të thotë se do të ketë pushim nga puna të 25 përqind të punonjësve në kompani”- pohoi Vasko Ristovski Oda ekonomike.

Përfaqësuesi i bastoreve thotë se llogaritë e tyre tregojnë rënie të qarkullimit prej 70 përqind, sepse numri më i madh i ndeshjeve sportive zhvillohen të dielën.

“Licenca mundëson punë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, që është një praktikë në gjithë botën. Me vendosjen e ditës së diel si ditë jo pune, shkurotohen 52 ditë pune gjatë një viti, gjegjësisht 156 ditë pune gjatë kohëzgjatjes së licencës. A do të thotë kjo se shteti do duhet të kthejë para për licencat e lëshuara.”- tha Vasko Ilievski, Grupacioni i bastoreve sportive.

Sipas Qeverisë, qëllimi i ndryshimeve në Ligjin për Marrëdhënie pune është që e diela të bëhet ditë pushimi për të gjithë qytetarët, përveç veprimtarive që janë jetike për funksionimin e shtetit dhe jetën e qytetarëve.

Ngjarja paraprake

Italia mëson emrin e kundërshtarit të ardhshëm në Euro 2020

Ngjarja e ardhëshme

VOA: Gjykata e Posaçme lë në burg Prokurorin e Sarandës, i dyshuar për korrupsion pasiv

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian