E bujshme, shqiptari nga Kosova merr ftesë për të përfaqësuar një kombëtare aziatike

Mesfushori nga Kosova, Liridon Krasniqi, është ftuar në listën e gjerë nga Kombëtarja e Malajzisë për grumbullimin e parë që bëhet vitin e ardhshëm, përkatësisht në periudhën 15-26 janar.

Trajneri Tan Cheng Hoe, ka deklaruar se do të varet nga paraqitjet e Krasniqit nëse ai do të jetë në listën finale për të luajtur ndeshjet e para kualifikuese për kampionatin botëror ‘Katari 2022’.

Krasniqi është pjesë e skuadrës Johor Darul Ta’zim.

Nga shkurti i këtij viti ai ka marrë nënshtetësinë e Malajzisë dhe tani ka të drejtë të luaj për këtë Kombëtare.

28 vjeçari ka qenë i grumbulluar me Kosovën, por në kohën kur nuk ishim të pranuar në UEFA.

Ngjarja paraprake

Një vit që shumë kishim dashur ta harrojmë!

Ngjarja e ardhëshme

Kina dënon dhjetë aktivistë të Hong Kongut, të kapur në det

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian