E bujshme! BE njeh protestën e Berishës më 6 dhjetor dhe lëshon thirrjen e fortë

Bashkimi Europian e konsideron protestën e thirrur nga opozita në 6 dhjetor si një ushtrim i lirive të ligjshme të qytetarëve, që duhet të respektohet nga autoritetet pavarësisht se në të njëjtën ditë zhvillohet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, për “A2 CNN”  thane se autoritetet shqiptare të marrin masa sigurie për Samitin, duke respektuar njëkohësisht edhe protestën e opozitës.

“Kjo është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet në rajon, duke i dërguar një mesazh të fortë Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor për rëndësinë e tyre gjeostrategjike për BE-në. Ne kemi besim se, si mikpritës, autoritetet publike shqiptare do të sigurojnë zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të samitit, duke respektuar ushtrimin e ligjshëm të lirive nga qytetarët”, thanë ata.

Partia Socialiste ka akuzuar opozitën se me këtë protestë po cenon interesat e vendit dhe sigurinë e samitit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Goleadat e Anglisë dhe Spanjës nuk mjaftojnë

Story i radhës

Ç’të bëni kur ndiheni fajtorë vetëm se keni vendosur limite

Të fundit nga