E bëri shpatën sikurse të video-lojës dhe iu vërsul policisë – arrestohet sulmuesi në Francë

Një polic francez është me fat që është ende i gjallë, pasi është sulmuar me një shpatë gjigante – që ngjante shumë me armën e një karakteri fiktiv të një video-loje.

Ajo është gjetur gjatë një intervenimi të policisë në Nant. E incidenti ka ndodhur kur policia u shfaq në vendin e ngjarjes pas telefonatës për dhunë në familje.

Ai ishte armatosur me shpatë me të cilën iu vërsul policisë, e ata intervenuan duke e “neutralizuar” dhe çarmatosur. Megjithatë njëri prej policëve ka pësuar lëndime trupore, me c ‘rast është dërguar me urgjencë në spital për tretman.

E në rrjetet sociale shpejt është zbuluar se shpata ishte një kopje e armës nga video-loja “Final Fantasy”. Ndërkaq sulmuesi siç është konfirmuar ishte i dehur dhe droguar. 

Ngjarja paraprake

Kombëtarja miqësore me Uellsin, caktohen data dhe vendi i takimit

Ngjarja e ardhëshme

Rrëfehet 25-vjeçarja që u shoqërua për abuzim me të miturën: Më erdhi keq kur pashë të ëmën, ja çfarë tha kur u ballafaquam!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian