E ardhmja e Mbappes mund të jetë befasi e madhe për të gjithë

Real Madridi dhe Liverpooli do të përballen me njëri-tjetrin më datën 28 maj në finalen e Ligës së Kampionëve, në Paris, por në javët në vijim mund të konkurrojnë gjithashtu në merkato edhe për Kylian Mbappe.

Ylli francez i cili është në prag të skadimit të kontratës me PSG-në është objektivi tashmë i deklaruar i presidentit madrilen Florentino Perez. Një operacion për të cilin ata kanë punuar prej vitesh, madje kanë ofruar 200 milionë euro verën e kaluar, pavarësisht se lojtari kishte vetëm edhe një vit kontratë.

Tani Mbappe do t’i bashkohet skuadrës së Carlo Ancelottit si lojtarë i lirë, por sipas “Independent” Mbappe nuk ka rënë dakord ende për kushtet e kontratës së tij me Real Madridin, duke shtuar se e ardhmja e tij nuk është e qartë.

Kjo paqartësi në deklarimin e lojtarit lë të hapur mundësinë e vazhdimit të kontratës me PSG-në, por gjithashtu edhe kalimin te Liverpooli, skuadër me të cilën emri i tij është lidhur disa herë edhe në të kaluarën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

NATO nis manovrat ushtarake në Baltik me Finlandën dhe Suedinë

Story i radhës

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Shkupit

Të fundit nga