dyshohet se u abuzua nga djali i njerkut 12 vjecarja i nenshtrohet trajtimeve mjekesore 659fe39620129

Dyshohet se u abuzua nga djali i njerkut, 12-vjeçarja i nënshtrohet trajtimeve mjekësore

January 11, 2024
1 minut lexim

Përfaqësues pranë Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve në Pogradec thonë se për rastin ku pak ditë më parë u arrestua një 29-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një të mitur, janë ndjekur hapat e protokollit përfshirë këshillimin, shoqërimin dhe orientimin e fëmijës për rastin. Mësohet se e mitura ka kërkuar të takojë disa herë përfaqësuesen e kësaj zyre si një person të besuar të saj.

Po ashtu njësia e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve ka nisur punën për të gjetur një tjetër institucion për shkollimin e vajzës për arsye se nuk mund të rikthehet në shkollën e saj, për sigurinë dhe mbrojtjen nga bullizmi ndërsa për sa i përket strehimit do të bëhet e mundur me bashkëpunimin me organizata të ndryshe për mundësi për ta ndihmuar, pasi sipas tyre nëna dhe vajza janë banore e qyteti të Përrenjasit dhe për këtë rast është mbledhur grupi teknik ndër sektorial ku janë thirrur dhe përfaqësues nga drejtoria e shërbimit social në Bashkinë Përrenjas.

Gjithashtu është kërkuar që vajza të rehabilitohet në një qendër për t’i ofruar ndihmë psikologjike, e ofruar nga organizatat e ndryshme, por 12-vjeçarja ka ngulur këmbë të mos largohet nga nëna e saj, pasi nëse do e çojnë në qendër trajtimi sipas fjalëve të saj, do të dëmtojë veten. Në këto kushte nuk mund të kryhet strehimi në qendër trajtimi, pasi merret parasysh interesi më i lartë i fëmijës dhe dëshira e saj.

Analiza gjinekologjike pritet të kryhet ditën e hënë dhe rezultatet do t’i bashkëngjiten dosjes hetimore për procedura të mëtejshme.

MARKETING

RENT A CAR

nderron jete foshnja 2 vjecare nga kercova policia dyshohet se eshte rrahur nga babai 659fe248e2911
Story i mëparshëm

Ndërron jetë foshnja 2-vjeçare nga Kërçova, Policia: Dyshohet se është rrahur nga babai

rikthehet titullari i egnatias 659fea272b210
Story i radhës

Rikthehet titullari i Egnatias

Të fundit nga

ShkoLartë