Dyshohet se e hodhi 16-vjeçarin nga ura gjatë protestave në Kili, arrestohet oficeri

Një oficer policie në Kili u arrestua nga autoritetet pasi dyshohet se e hodhi një adoleshent nga ura midis protestave të mbajtura në vend.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një numër i madh i protestuesve janë mbledhur në kryeqytetin Santiago, për shkak të një referendumi i cili pritet të votohet muajin e ardhshëm.

Policia me këtë rast u përpoq të ‘shtypë’ brutalisht protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion të lartë.

Thuhet se 16-vjeçari tani gjendet në gjendje stabile, me gjithë lëndime që mori të premten e kaluar.

Ndërkohë, shumë persona të tjerë po protestojnë jashtë klinikës ku po trajtohet i riu, duke e fajësuar policinë për këtë incident.

“Ai nuk kishte rënë, por e hodhën”, thonë protestuesit. 

Image
Image
Image
Image
Ngjarja paraprake

“Unë ju thyej kockat”/ Rama u kthehet deputetëve: Lëshoni gjuhën si 'gamori.'..

Ngjarja e ardhëshme

Benzinat lirohen për një denarë e gjysmë, dizeli më i shtrenjtë për gjysmë denari

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian