Dyshime për plagosje në Fushë Kosovë

Një plagosje e dyfishtë, dyshohet të ketë ndodhur në këto momente në një hapësirë banimi në Fushë Kosovë.

Informacionet mbi dyshimet e raportuara, ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Kosovës, megjithatë ajo çfarë shihet në pamjet e siguruara nga dëshmitarët e vendit të ngjarjes, aty duket të ketë arritur edhe autoambulanca.

Media ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.

Image

Pamje nga vendi i ngjarjes

 

Story i mëparshëm

Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Të shokuar nga sulmi terrorist në Jerusalem

Story i radhës

Ukraina merr premtime për më shumë se 300 tanke

Të fundit nga