Dymbëdhjetë të vdekur në Mykolaiv

Një sulm rus në një ndërtesë qeveritare në qytetin portual të Mykolaiv në jug të Ukrainës ka vrarë 12 persona dhe ka plagosur rreth 30 të tjerë, thonë zyrtarët ukrainas, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevych tha për BBC se nuk kishte personel ushtarak në ndërtesë, “kishte vetëm roje… të gjithë njerëzit e tjerë ishin vetëm punonjës zyre”.

Senkevych mendon se forcat ruse mund të kenë qenë duke u përpjekur të synojnë guvernatorin rajonal Vitaliy Kim, i cili nuk ishte aty në atë kohë.

Ai thotë: “Aktiviteti i tij mediatik, me siguri, nuk është duke i ndihmuar rusët në frymën e trupave të tyre, kështu që unë mendoj se pati një goditje ndaj tij”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Deshi t’i japë djalit dhe kunatit fonde publike, shkarkohet këngëtarja e njohur

Story i radhës

Anëtarësimin në NATO, nuk e shoh vetëm si aspiratë por, domosdoshmëri!

Të fundit nga