Dyche deklarohet pas incidentit që pati me Jurgen Klopp

Sean Dyche ka thyer heshtjen rreth zënkës mbrëmë me trajnerin e Liverpoolit Jurgen Klopp, ku Burnley ia ndali Liverpoolit rekordin prej 68 ndeshjeve pa humbje në “Anfield Road”, në kuadër të Premier Ligës.

Penalltia e konkretizuar nga Ashley Barnes në minutën e 83’, ia dhuroi Burnleyt një fitore të papritur, duke i shokuar “Të Kuqtë” në stadiumin e tyre, përcjell KosovaPress.

Por, Dyche dhe Klopp patën një zënkë në ndeshjen e mbrëmshme, ku vërehet se menjëherë pas pjesës së parë, dy trajnerët vazhdojnë drejt tunelit duke shkëmbyer fjalë, për një situatë të tensionuar ku ishin të përfshirë Fabinho i Liverpoolit dhe Ashley Barnes i Burnley.

Dyche u pyet rreth incidentit me Klopp-in, ku tekniku anglez tregoi arsyen se pse ishin të përfshirë në këtë situatë të tensionuar.

“Ju e dini që kur hymë në kësi lloj ndeshjesh, normalisht ne jemi të lejuar të për luftuar”, tha Dyche për “Sky Sports”.

“Ne jemi të lejuar që të luftojmë për fitore. Ajo është e gjitha. Disa fjalë janë shkëmbyer. Absolutisht nuk ka asgjë jashtë normales. Ishim vetëm dy menaxher duke luftuar për skuadrat e tyre, me dëshirë vetëm që të sigurojmë fitoren. Nuk besoj që ka ndonjë gjë të keqe për aty”, shtoi tekniku anglez.

Burnley është larguar plus shtatë pikë nga zona e rrezikut në tabelë, falë penalltisë të konkretizuar nga Ashley Barnes.

Në anën tjetër, gjasat e Liverpoolit për të mbrojtur titullin e Premier Ligës si duket vetëm janë duke u zvogëluar, ku tani janë gjashtë pikë larg liderëve të tabelës, Manchester United. 

Ngjarja paraprake

Turqi, arrestohen 6 terroristë të dyshuar të PKK-së

Ngjarja e ardhëshme

Të hiqet nocioni "sfond migracioni" - Raporti i ekspertëve gjermanë

të fundit nga