Dybala po rikthehet

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, ka lënë të kuptohet se është shumë afër rikthimit nga lëndimi i gjurit.

Përfaqësuesi i Argjentinës ka munguar në dy muajt e fundit për shkak të një lëndimi në ligamentin e gjurit të majtë.

Atij duhej t’i nevojiteshin rreth 20 ditë për ta rimarrë veten nga lëndimi, por trajneri Andrea Pirlo zbuloi se Dybala ende po ndiej dhimbje në gju, prandaj edhe nuk ka luajtur në dy muajt e fundit.

Megjithatë, duket se Dybala është afër rikthimit tani.

Ish-ylli i Palermos e postoi një video të veten duke u stërvitur në qendrën stërvitore të Juventusit, që nënkupton se rikthimi i tij në fushë është vetëm çështje kohe.

“Së shpejti”, e përshkroi Dybala videon e postuar në Instagram.

Juve është duke u përballur me një krizë të vogël lëndimesh, pasi përveç Dybalas të lënduar janë edhe Leonardo Bonucci, Arthur, Giorgio Chiellini dhe Juan Cuadrado.

Ngjarja paraprake

Shtegtim nëpër majat më të larta të Ilirisë

Ngjarja e ardhëshme

Iran, 86 vdekje të reja nga COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian