Dybala drejt lamtumirës nga Juventusi

Një kapitull i ri, ndoshta përfundimtar. Ai në fund të të cilit mund të vijë fjala fund. Fundi i marrëdhënies mes Juventus-it dhe Paulo Dybala, rrugët e të cilëve duhet të ndahen në fundin e qershorit, pasi të përfundojë kontrata aktuale.

Kapitulli i ri ka të bëjë me refuzimin e klubit bardhezi për të negociuar me Jorge Antun, menaxheri i numrit 10 të bardhezinjve. Për Jventus-in, ndërmjetësi argjentinas nuk plotëson kriteret e vendosura nga FIFA, sipas Sport Mediaset.

Një qëndrim ky që mund të bëjë të dështojë që tani takimi i lënë për të hënën mes palëve. Kështu, pas shtyrjeve të takimit, fërkimeve verbale dhe thumbimeve të Maurizio Arrivabene, ky pozicion i ri i klubit duket se kërkon ta vërë me shpatulla pas murit ndërmjetësin.

Tani duhet parë si do të reagojë Dybala,  por është e vështirë të imagjinohet se mund ta braktisë të besuarin e familjes, të cilin e ka zgjedhur pas ndarjes me menaxherin e mëparshëm. Ndërkohë skadenca e kontratës po afron dhe bashkë me të edhe një lamtumirë pothuajse e sigurt.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zgjidhni një letër me gur të çmuar dhe zbuloni mesazhin për ju

Story i radhës

Dy imamë dhe një aktivist shoqërohen në polici disa ditë pas protestës kundër rritjes së çmimeve

Të fundit nga