Dy viktima dhe 41 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë u konfirmuan të hënën dy viktima nga koronavirusi dhe 41 raste të reja pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se një viktimë u regjistrua në Gjilan dhe një në Prizren.

Rastet e reja, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 654 mostrave.

Instituti po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak janë shëruar 73 pacientë nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 15,855, i viktimave në 632 dhe i të shëruarve në 13,929.

Raste aktive me koronavirus aktualisht janë 1,294.

Ngjarja paraprake

SHGM kërkon të ndërpriten sulmet ndaj gazetarëve, paralajmërohet marsh protestues

Ngjarja e ardhëshme

Votuan Kodin Zgjedhor, Hajdari sulmon kolegët e opozitës: Janë rastësisht në Kuvend, u përpoqa ta ndaloja procesin

të fundit nga