dy vellezer godasin me grusht efektivin e shqiponjave brenda ambienteve te policise se shkodres hyne brenda oborrit me force dhe 66fa49c5a4eda

Dy vëllezër godasin me grusht efektivin e “Shqiponjave” brenda ambienteve të Policisë së Shkodrës, hynë brenda oborrit me forcë dhe…

September 30, 2024
1 minut lexim

Një eferktivi i forcave “Shqiponja” është goditur me grusht nga dy vëllezërit, Marjan dhe Mateo Doçi brenda mjediseve të Policisë së Shkodrës.

Mësohet se vëllezërit janë futur me forca brenda oborrit të policisë dhe kanë goditur efektivin.

Ngjarja ka ndodhur pasi policia ka ndalur në rrugë një automjet për kontroll rreth orës 14:00 të mesditës 29 shtatorit, por 2 personat që ndodheshin brenda kanë kundështuar efektivët e “Shqiponja” duke mos iu bindur dhe më pas janë shoqëruar në komisariat.

Pas shoqërimit të dy personave në Komisariat, në Policinë e Shkodrës kanë mbërritur vëllezërit Marjan dhe Mateo Doçi duke qenë se automjeti i ndaluar ishte i tyre.

Ata janë njoftuar nga dy personat që ndodheshin në automjet për ndalimin nga ana e policisë.

Vëllezërit kanë kërkuar që autmojeti të nxirrej me forcë nga mjediset e komisariatit dhe janë konfliktuar edhe me një efektiv të Shqiponjave duke e goditur me grusht.

Pas kësaj ngjarje forcat e policisë kanë arrestuar dy vëllezërit Doçaj, të cilët janë të dyshuar për veprën penale “goditje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të ndodhur në Shkodër.

MARKETING

RENT A CAR

ndahet nga jeta legjenda e volejbollit shqiptar 66fa48d6cf507
Story i mëparshëm

Ndahet nga jeta legjenda e volejbollit shqiptar

lamm ne vendkalimet kufitare nuk ka pritje te gjata per hyrje dhe dalje nga vendi 66fa4be2c60be
Story i radhës

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

Të fundit nga

Filloi testimi i 300 specializantëve për punësim

2 Shkup, 30 prill – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski pasditen sotme u dëshiroi sukses dhe fat, specializantëve para fillimit të testimit të
ShkoLartë