Dy vdekje brenda javës nga Covid-19, në Lipjan

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Dr.Merita Bytyqi ka treguar se brenda javës në Lipjan kanë vdekur dy persona nga virusi Covid-19.

Sipas Dr.Bytyqi, gjatë kësaj jave në Komunën e Lipjani 12 persona rezultuan pozitiv në Covid-19, u realizuan 102 testime (prej tyre 73 mësimdhënës), 11 të tjerë u shëruan ndërsa dy qytetarë janë të hospitalizuar!

“Fatkeqësisht kemi dy raste të vdekjes ( njëri nga Janjeva dhe njëra nga fshati Llugaxhi), me ç rast shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tyre dhe gjithë rrethit”, ka shkruar Bytyqi.

“Që nga fillimi i Pandemisë deri më sot në Komunën tonë, numri I përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 424, ndërsa numri I të shëruarëve deri më tani është 368. Dhe numri i rasteve që kanë humbur betejën është 16”, thotë  tutje Drejtoresha Bytyqi.

Ngjarja paraprake

Aerodrom, Karposh dhe Qendër me numrin më të lartë të të infektuarve me Kovid-19

Ngjarja e ardhëshme

Azerbajxhani çliroi qendrën e qytetit Qubadli nga okupimi armen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian