Dy ushtarë nga Maqedonia janë helmuar nga gazi në Slloveni, ndërsa kanë qenë duke punuar në mënjanimin e dëmeve nga përmbytjet. Mjeku kryesor i Ushtrisë së Sllovenisë Robert Karota njoftoi se në mesin e të helmuarve janë edhe 5 ushtarë slloven dhe një zjarrfikës. Incidenti ka ndodhur, ndërsa ushtarët kanë qenë duke punuar në terren. Duke punuar në pastrimin e zonës kanë qenë 32 vetë, në mesin e të cilëve edhe 18 ushtarë të Maqedonisë. Personat e helmuar menjëherë janë dërguar në spital ku dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve, ushtarët e helmuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Por, megjithatë janë mbajtur për kurim në spital. /alsat.mk
Të fundit nga
Silvio Gonzato është nominuar si ambasador i BE-së në Shqipëri, i cili merr zyrtarisht detyrën më
Anëtarët e qeverisë në Francë nuk do të mund të përdorin aplikacionet Telegram, WhatsApp dhe Signal,
Ditën e sotme Apple prezantoi fituesit e 2023 App Store Award, duke vënë në dukje aplikacionet
Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i Qeverisë së Republikës
Manchester United nuk mundi të triumfonte në Turqi ndaj Galatasarayt me ndeshjen që u mbyll në