Dy ushtarë amerikanë humbin jetën brenda 10 ditëve në Kuvajt

Një pjesëtar i ushtrisë së SHBA-së ka vdekur në bazën ushtarake në Kuvajt, njoftoi ushtria amerikane të enjten ndërsa ky është rasti i dytë i vdekjes në 10 ditët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familje së të ndjerit”, citoi “Army Times” me bazë në SHBA deklaratën e ushtrisë.

Më tej thuhet se ushtria është duke hetuar shkakun e vdekjes në Kampin Arifjan.

Asnjë lajm tjetër nuk u zbardh menjëherë ndërsa emri i ushtarit nuk do të publikohet deri pas 24 orëve dhe pasi të njoftohen të afërmit e tij.

Më 11 janar, vdiq rreshteri 28-vjeçar, Anthony Bermudez, i cili u plagos gjatë një aksidenti me automjet pas një lëvizje rutinë të trupave më Kampin Buehring.

Kampi Arifjan është baza më e madhe ushtarake e SHBA-së në Kuvajt, ku janë vendosur rreth 9 mijë trupa të SHBA-së, ndërsa gjithashtu janë vendosur edhe trupa të Britanisë së Madhe, Rumanisë dhe Polonisë.



. .

Ngjarja paraprake

175 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, arrestohen 6 terroristë të dyshuar të PKK-së

të fundit nga