Dy terroristë të kërkuar neutralizohen në Turqi

Të paktën 2 terroristë të kërkuar u neutralizuan në lindje të Turqisë, bëri të ditur sot ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Twitter, Soylu tha se njëri prej terroristëve ishte në kategorinë e kuqe të listës së të kërkuarve ndërsa tjetri ishte në listën portokalli të Ministrisë së Brendshme.

Lista e të kërkuarve është e ndarë në 5 kategori të koduara me ngjyra, me të kuqen si më të kërkuar, të ndjekur nga kaltërt, gjelbërt, portokalli dhe gri.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin “neutralizuar” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Lidhja e terroristëve nuk u përmend por grupi terrorist PKK ka qenë aktiv në këtë rajon.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.



.. .

Ngjarja paraprake

12 startupe do të ndjekin programin e akselerimit të Uplift Albania

Ngjarja e ardhëshme

Pa ujë disa rrugë në Shuto Orizarë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian