dy te vdekur nje i plagosur nga renia e ngarkeses gjigante prej kamionit ne

Dy të vdekur, një i plagosur nga rënia e ngarkesës gjigante prej kamionit në Texas

April 29, 2024
1 minut lexim

Dy njerez kanë vdekur dhe person është plagosur në gjendje kritike kur një ngarkesë e tonazhit të rëndë ka rënë nga kamioni që po e transportonte në nje rrugë në Texas, SHBA.

Skuadrat e emergjencës ishin në vendndodhjen e incidentit në veri të Austin mëngjesin e sotëm ku gjetën ngarkesën më shumë se 100 ton mbi një automjet që kishte tre njerëz brenda, në autostradën 36 e 317, thanë zjarrfikësit.

Zyrtarët kishin nisur procesin e vështirë të nxjerrjes së të bllokuarve në automjet, nga të cilët dy kishin vdekur në vendngjarje, ndërsa shoferi u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Shkaku i aksidentit dhe rënies së ngarkesës gjigante nga kamioni është ende nën hetim.

Rruga ishte dje e mbyllur dhe një proces spastrimi e rekuperimi kishte nisur, njoftonin zjarrfikësit.

Policia kërkonte që çdo dëshmitar me informacione për aksidentin të telefonin te në policinë e Temple.

Ata nuk kanë publikuar identitetet e viktimave, shkruan rrjeti britanik The Independent.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shperthimi me tritol merret ne mbrojtje gjyqtari i shkodres 662fc15ba0c8e
Story i mëparshëm

Shpërthimi me tritol, merret në mbrojtje gjyqtari i Shkodrës

ake i bindur se city mund ta parakaloje arsenalin 662fc7e97c902
Story i radhës

Ake i bindur se City mund ta parakalojë Arsenalin

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti
ShkoLartë