Dy të vdekur dhe 24 të zhdukur nga përmbytjet në Francë dhe Itali

Të paktën dy të vdekur dhe 24 të humbur u raportuan në Francë dhe Itali gjatë përmbytjeve që u shkaktuan nga stuhia e mbiquajtur “Alex”.

Stuhia e fortë që ka përfshirë prej ditësh Francën, u zhvendos të shtunën në zonën e juglindjes që e lidh vendin me veriperëndimin e Italisë duke dëmtuar ura, shkëputur energjinë dhe bllokuar në rrugë rreth 15 persona brenda makinave të tyre.

Ndërkohë në Itali situata u bë tragjike kur një punonjës i emergjencave dhe një person tjetër humbën jetën teksa ishin përfshirë në një operacion kërkim-shpëtimi në Val d’Aosta.

Kryeministri Giuseppe Conte i kushtoi një mesazh ngushëllimi familjes së të ndjerit të forcave të emergjencës ndërsa siguroi se do të bëhej maksimumi për të minimizuar dëmet.

Autoritetet e dy vendeve ishin në gatishmëri që të premten, pasi institutet e meteorologjisë kishin parashikuar reshje të dendura prej së paku 500 milimetrash vetëm në 24 orë.

Në Piedmont të Italisë u regjistrua rekord reshjesh që nuk ishte parë që prej vitit 1958, ndërsa të paktën 13,500 persona të zonës vuajtën shkëputje të energjisë elektrike natën e së premtes.

Ngjarja paraprake

Rugani huazohet te Rennes

Ngjarja e ardhëshme

Juventusi ndeshjen ndaj Napoilit po synon ta fitoj në tavolinë

të fundit nga