Dy superfuqi janë në pritje të biletës të premten

Ndeshjet e ditës së 6 të Kupës së Botës mund të sjellin emrat e skuadrave të para të kualifikuara më tej në turne, por edhe të ekipeve që mund të mbeten jashtë përfundimisht nga faza tjetër.

Gjithçka nis në orën 11:00 me duelin mes Uellsit dhe Iranit, ku një tjetër disfatë i mbyll dyert përfundimisht iranianëve në këtë turne dhe çon skuadrën e Bejl drejt një kualifikimi të mundshëm.

Në orën 14:00 zbresin në fushë organizatorët e Katarit, që luajnë shansin e fundit të tyre përballë Senegalit, ashtu si ky i fundit.

Në orën 17:00 e ka radhën Holanda të luajë ndaj Ekuadorit, me fituesen e sfidës që siguron një biletë të sigurt për në turin tjetër.

Ashtu mund të ndodhë edhe për Anglinë nëse mund SHBA në duelin e orës 20:00 që mbyll sfidat e të premtes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Marina Vjollca publikon fotot ëngjëllore me të bijën, në ditëlindjen e saj: Kuptimi i jetës sime

Story i radhës

Nesër shkrimtari i madh Ismail Kadare shpallet “Qytetar Nderi” i Tetovës

Të fundit nga