Dy shqiptarë kapen me kokainë/ Njëri prej tyre tentoi t’i ikte policisë

Dy persona, njëri shqiptar u arrestuan nga autoritet italiane pasi u kapën me 2 kilogramë kokainë, që nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e qindra mijëra euro.

Operacioni u zhvillua të premten në mbrëmje mes provincave të Venecias dhe Trevisos.

Mediat italiane raportojnë se hetimi filloi nga një nxitje e dyshimtë në zonën përreth shkollave. Fillimisht u identifikua shqiptari, për të cilin policia filloi të monitoronte lëvizjet e dyshimta të tij.

Shqiptari tentoi të arratisej, por u arrestua nga policia dhe nga kontrolli që iu bë në një çante iu gjet sasia e kokainës.

Kërkimi u shtri më pas në dy apartamentet ku tregtari i drogës ishte parë të shkonte në ditët e mëparshme. Në një nga shtëpitë, u identifikua një tjetër shqiptar, të cilit iu kapën tre pako me kokainë.

Po ashtu policia i gjeti në shtëpi para, mjet prerës për substancën dhe materiale për paketim.

 

Ngjarja paraprake

Geta me dizenjo, trendi që nuk duhet ta humbisni këtë sezon

Ngjarja e ardhëshme

Ahmeti: Edhe sonte janë thyer xhamat e autobusëve për Halloween

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian