Dy sfida interesante në Superligë

Të enjten do të zhvillohen dy ndeshje nga xhiroja e 15-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshje shumë e rëndësishme do të zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit. Prizrenasit kanë katër fitore e dhjetë humbje, kurse kuqezinjtë kanë gjashtë fitore e tetë humbje, andaj pritet një ndeshje shumë interesante në Prizren. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Therandë, për shkak se, palestra në Prizren është në rinovim.

Po ashtu të enjten do të përballen Trepça me Ponte Prizrenin. Mitrovicasit kanë shtatë fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit gjashtë fitore e shtatë humbje, prandaj shihet një duel shumë interesant në Mitrovicë.

Takimi ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit është shtyrë për më vonë.

Ndeshja ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës do të zhvillohet më 11 janar 2023, për shkak se, prishtinasit garojnë në ENBL Ligë.

Prince Caffe Superliga-Java 15

E enjte

19:00 Bashkimi – Vëllaznimi            

19:00 Trepça – Ponte Prizreni 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putin: Armët moderne përbëjnë 91 për qind të treshes bërthamore të Rusisë

Story i radhës

Ilir Ikonomi, fitues i çmimit “Mendjeartët 2022” për gazetari

Të fundit nga