Dy prej katër pacientë të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj mbërrijnë në Stamboll

Dy prej katër pacientëve që pësuan djegie në qytetin e Ferizajt kanë mbërritur në Stamboll të Turqisë për trajtim të mëtejshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Me udhëzim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është dërguar një avio-ambulancë në Kosovë, për të sjellë 4 personat për trajtim në Turqi.

Dy prej tyre mbërritën sot në mëngjes në Aeroportin Ataturk në Stamboll.

Pacientët u transferuan me ambulancë në spital. Ndërkohë avio-ambulanca u nis drejt Kosovës për të marrë dy të plagosurit të tjerë.

Trajtimi i tyre do të zhvillohet në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Bağcılar si dhe Spitalin e Qytetit Kartal Dr. Lütfi Kırdar.

Në qytetin e Ferizajt, më shumë se 40 persona u plagosën më 5 janar në shpërthimin e një bombole gazi në një restorant, nga të cilët 14 persona me djegie prej 35 deri 50 për qind u transferuan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Të lënduarit janë të moshës midis 25 dhe 45 vjeç.



.. .

Ngjarja paraprake

Një restorant në Manila të Filipineve u shërben klientëve me "balona" të distancës sociale

Ngjarja e ardhëshme

ALI AHMETI: Uroj që këto Krishtlindje të sjellin mbarësi në familjet e gjithë atyre që festojnë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian