Dy persona të lënduar nga përplasja në pistën e skijimit në Kodrën e Diellit

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një përplasje në një nga pistat e skijimit në Kodrën e Diellit .

Sipas policisë së Tetovës, njëri është i mitur dhe tjetri punonjës në Kodrën e Diellit.

“Dje në ora 16.20 në SPB të Tetovës është raportuar se në pistat e skijimit të Kodrës së Diellit, një i mitur nga Kosova gjatë skijimit ka goditur makinën me borë të drejtuar nga A.N (32) nga Tetova, punëtor në kompaninë që menaxhon qendrën e skijimit. Dy personat janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor në apitalin klinik të Tetovës”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës në SPB Tetovë.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Java nis me reshje/ Deri të martën do bjerë në të gjithë vendin, në veri dëborë

Story i radhës

Ronaldo reagon pas fitores ndaj Leeds

Të fundit nga