Dy persona humbën jetën si pasojë e COVID-19, 12 të tjerë rezultuan pozitiv gjatë kësaj jave në Lipjan

Dy qytetarë nga komuna e Lipjanit humbën jetën gjatë kësaj jave, si pasojë e COVID-19.

102 testime janë kryer gjatë ditëve të kaluar, ku 12 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Lipjan, Merita Bytyçi ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë në komunën e Lipjanit numri i rasteve pozitive ka arritur në 422, teksa kanë humbur jetën 16 persona.

E njëjta ka porositur qytetarët që të vendosin maskat, të respektojnë distancën dhe të mbajnë higjienën personale.

Postimi i plotë:

Njoftim për situatën me Pandemi për këtë javë:

Qytetarë të nderuar!

Gjatë kësaj jave në Komunën tonë, 12 persona rezultuan pozitiv në Covid-19, u realizuan 102 testime (prej tyre 73 mësimdhënës), 11 të tjerë u shëruan ndërsa dy qytetarë janë të hospitalizuar!

Fatkeqësisht kemi dy raste të vdekjes ( njëri nga Janjeva dhe njëra nga fshati Llugaxhi), me ç rast shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tyre dhe gjithë rrethit.

Që nga fillimi i Pandemisë deri më sot në Komunën tonë, numri I përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 424, ndërsa numri I të shëruarëve deri më tani është 368.

Dhe numri I rasteve që kanë humbur betejën është 16!

Prandaj, gjithnjë :

#maskë

#distancë

#higjienë personale!

Me respekt,

Dr. Merita

Drejtoreshë e DSHPS-së

Ngjarja paraprake

Prefekti i ri i qarkut të Gjirokastrës merr detyrën

Ngjarja e ardhëshme

Lewis Hamilton shkruan historinë.

të fundit nga