Dy makina përplasen në mes të Elbasanit, plagoset gruaja shtatzënë

Një aksident automobilistik është regjistruar në Elbasan, mbrëmjen e sotme, në vendin e njohur “Fusha e Loparit” pranë shkollës “Jorgji Dilo”.

Një mjet tip Mercedes, i cili drejtohej nga një vajzë është përplasur me një mjet tip Fuoristradë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes të jetë bërë shpejtësia me të cilën ka qenë duke lëvizur mjeti tip Fuoristradë.

Fatmirësisht nga përplasja janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa dy drejtuesit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Tronditje ka pësuar vajza, e cila sipas burimeve nga vendngjarja thuhet se është shtatzënë çka ka bërë që edhe ambulanca të mbërrijë me shpejtësi për ta dërguar drejt spitalit. Raportohet se nuk ka probleme serioze.

Ndërkohë mbërritja e policisë ka shërbyer edhe për te ulur tensionin pasi pas përplasjes ka patur ngritje zëri mes dy drejtuesve.

Ngjarja paraprake

Fillon qarkullimi i pagesave në Postën e RMV-së

Ngjarja e ardhëshme

Guardiola thotë se e admiron atë, City gati të transferojë mesfushorin anglez

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian