Dy lojtarë të Torinos dalin pozitiv me COVID-19, klubi nuk bën të ditur emrat – por mësohet se njëri nga ta është Vojvoda

Torino ka njoftuar se dy lojtarë kanë dalë pozitiv me COVID-19 dhe do të mungojnë në ndeshje kundër Interit të dielën.

Klubi Granata kanë konfirmuar se dy nga anëtarët e tyre kanë kontraktuar virusin gjatë detyrës me kombëtare dhe janë kthyer pozitiv me COVID-19, por klubi nuk kanë zbuluar identitetin e dy lojtarëve.

“Klubi i Futbollit Torino njofton se dy lojtarë, duke u kthyer nga angazhimet me ekipet e tyre kombëtare, u testuan pozitivisht në testet molekulare të kryer”.

“Të dy anëtarët tashmë janë vendosur në izolim dhe do të ndjekin të gjitha procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”, thuhet në njoftimin e klubit.

Telegrafi ka mësuar se njëri nga lojtarët e infektuar me COVID-19 është Mërgim Vojvoda.

Ai është testuar me të mbërritur në Itali, ku ka rezultuar pozitiv dhe është futur në karantinë.

Mbrojtësi ynë ka qenë i pranishëm në tubimin e fundit ku u paraqit në tri ndeshjes, siç bëri edhe Amir Rrahmani që po ashtu doli pozitiv.

Ai u paraqit për shtatë minuta ndaj Shqipërisë, ndërsa luajti gjithë ndeshjet me Slloveninë dhe Moldavinë. 

Ngjarja paraprake

“Shqetësimi më i madh lidhet me infektimin e personelit spitalor”/ Vatra të shumta në qarkun e vogël veçanërisht në biznesin e…

Ngjarja e ardhëshme

Mosrespektimi i masave anti-COVID: Për tre muaj, policia ka shqiptuar mbi 78 mijë gjoba në vlerë 2.7 milionë euro

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian