Dy lagjet kryesore të Gjilanit pa ujë

Kompani Rajonale të Ujësjellësve dhe Kanalizimit në Gjilan ka njoftuar se në lagjet “Dheu i Bardhë” dhe “Dardania” kanë mbetur pa ujë.

KRU “Hidromorava” njofton se ekipet teknike kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar në sanimin e defekteve.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për konsumatorët e lagjes “Dheu i Bardhë” dhe “Dardania”

Gjilan, 01 janar 2021 – Ju njoftojmë se për shkak të defekteve në rrjetin e ujësjellësit në rr. Fatos Limani dhe tjetri në lagjen “Dheu i Bardhë”, lagjet e lartëcekura kanë mbetur pa furnizim me ujë.

Ekipet teknike kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar në sanimin e defekteve.

Kompania do të ju mbajë të informuar për ecurinë e punëve.

Ngjarja paraprake

Ndoshta nuk mendoni kështu, por këto shenja tregojnë se marrëdhënia juaj është e përsosur

Ngjarja e ardhëshme

Filipçe falënderon qytetarët për durimin dhe respektimin e masave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian