Dy kryeministra evropianë imunizohen me vaksinën AstraZeneca

Dy kryeministra evropianë – Boris Johnson i Britanisë dhe Jean Castex i Francës – imunizohen sot me AstraZeneca-n, një ditë pasi enti rregullator i mjekësisë në Evropë e deklaroi vaksinën të sigurt.

Kryeministri Johnson tha se, “gjëja që nuk është e sigurt është marrja e COVID-it, prandaj është kaq e rëndësishme që të gjithë ta bëjmë vaksinën sapo të na vijë radha”.

Të enjten, Agjencia Evropiane e Barnave miratoi vazhdimin e përdorimit të vaksinës AstraZeneca në betejën për të mbajtur nën kontroll pandeminë. Vula e miratimit nga enti rregullator erdhi pasi disa vende evropiane, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën, kishin ndaluar përdorimin e vaksinës pas raporteve se ajo mund të kishte shkaktuar mpiksje gjaku tek disa njerëz.

Agjencia tha në një deklaratë se “përfitimet nga vaksina në luftën kundër COVID-19 (që vetë rezulton në probleme të mpiksjes dhe mund të jetë fatale) e tejkalojnë rrezikun e efekteve anësore”.

Agjencia shtoi se, “nuk është provuar ndonjë lidhje mes vaksinës dhe mpiksjes së gjakut, por se kjo është e mundur dhe meriton një analizë të mëtejshme.”

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se do të dërgonte miliona doza të vaksinës AstraZeneca në Meksikë dhe Kanada.

Vaksina nuk është miratuar ende në SHBA, por është miratuar për përdorim në Meksikë dhe Kanada.

Njoftimi vjen ndërsa administrata Biden kërkoi ndihmën e Meksikës në ndalimin e valës së migrantëve, që përpiqen të hyjnë në Sh.B.A./VOA

Ngjarja paraprake

Genta rrëfen në detaje njohjen me biznesmenin turk

Ngjarja e ardhëshme

VOA: SPAK kërkon dënim me burg për ish Kryeprokurorin Llalla

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian