“Dy kandidatët kryesorë për titullin”, trajneri i Romës “injoron” Milanin

Roma fitoi 2-0 në “Olimpico” me Fiorentinën, teksa trajneri i verdhekuqve e mbajti në stol Marash Kumbullën deri në minutën e 89-të, moment kur vendosi ta hedhë në fushë në vend të Veretout.

Golat e Spinazzola dhe spanjollit Pedro i dhuruan tre pikët verdhekuqve, teksa Paulo Fonseca u ndal te rivaliteti për titullin kampion, duke “injoruar” Milanin.

“Jam gjithmonë një person i ekuilibruar dhe nuk mund të them që Roma ime është kandidate për fitimin e Serie A pas fitores së sotme.

Favoritet kryesorë janë Juventusi dhe Interi, por më pëlqen edhe Sassuolo, që ka një skuadër të shkëlqyer“, deklaron trajneri i Romës.

Ngjarja paraprake

Në Fushë-Kosovë po shtrohen me asfalt edhe trotuaret

Ngjarja e ardhëshme

Chrissy Teigen bën tatuazh për të kujtuar foshnjën që humbi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian