Dy gazetarë francezë në gjendje të rëndë, pasi goditen nga një predhë në Armeni

Dy gazetarë francezë të gazetës “Le Monde” janë në gjendje të rëndë pasi janë goditur nga një predhë nga forcat azerbajxhanase në qytetin Martuni në rajonin Nagorno-Karabakh, kanë thënë burime nga qeveria e Armenisë për agjencinë Reuters. 

Kryeredaktori i “Le Mondes”, Luc Bronner”, ka konfirmuar për Reutersin lëndimet, duke thënë se njëri nga të lënduarit është fotograf.

Gazetarët janë të lindur në vitet 1989 dhe 1991, dhe kanë qenë duke filmuar civilët me një grup të gazetarëve në perëndim të Martunit në rajonin Nagorno-Karabakh, kanë thënë burime nga Qeveria e Armenisë.

Ngjarja paraprake

COVID-19/ Greqia nuk hap kufijtë për Shqipërinë, merret vendimi i ri kufizues

Ngjarja e ardhëshme

E tha me të madhe në Turqi që është shqiptar, po Ertogruli qenka në telashe të mëdha

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian