Dy fakultete, 7 vite “të ngrira”, kompania e Kamçevit në falimentim, lënda e bllokuar në gjykatë?

Gjendemi në oborrin e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, afër Rektoratit. Siç e mbajnë mend shumë prej jush, hapësira prapa meje deri në vitin 2015 ishte mbjellë me dru të cilët kah mesi i dhjetorit të vitit të njëjtë ishin prerë brenda natës. Arsyeja për këtë ishte se në këtë vend duhej të ndërtoheshin dy fakultete, ashtu siç shkruan në vetë tabelën: Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike dhe Fakulteti i Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit.

Por, shtatë vjet më vonë, këto mure betoni ende duken kështu… Punimet janë pezulluar që moti. Për tërë projektin ishin paraparë 20 milionë euro, kurse kontraktuesi është kompania “Beton-Shtip”, pronari i së cilës ishte Orce Kamçev. Por, më 2 korrik të vitit 2019 kjo kompani hyri në falimentim.

Duke pasur parasysh se investitori i projektit është Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përgjigje kërkuam edhe nga ministri i aktual, Jeton Shaqiri, se cilat janë planet për procedurën e mëtutjeshme dhe a do të ndërtohen apo jo këto fakultete?

Ministri nuk jep premtim konkret se për sa kohë do të përfundojë ndërtimi i këtyre dy objekteve, pasi siç thotë, ndoshta lënda është bllokuar nëpër labirintet gjyqësore.

Problemi kryesor është kompania ndërtimore “Beton-Shtip”, si kontraktuese e projektit. “Beton-Shtip” është kompania e cila u bë e njohur me hetimin e rastit “Tenderët” të PPS-së, e në këtë hetim ishin përfshirë edhe objektet e projektit “Shkupi 2014”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lehtësimi i masave: Fluks udhëtarësh për në Kosovë

Story i radhës

Ковачевски: Неблагодарно е сега да се зборува за евентуално членство на Украина во НАТО

Të fundit nga