Dy arinj kapen nga kamera në një zonë rezidenciale në Turqinë lindore

Pamje të një kamere amatore nga Turqia lindore tregon dy arinj duke vrapuar nëpër rrugët e një lagjeje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në rrethin Sarıkamış të provincës lindore turke Kars, dy arinj lëshuan mjedisin e tyre të banimit dhe shkuan në një zonë rezidenciale ndoshta për të gjetur ushqim.

Vendasit regjistruan momentet e ndjekjes së arinjve nga qentë dhe ngjitjen e tyre në mur përderisa largoheshin nga zona rezidenciale.

Për një moment shumë të shkurtër, ariu mbi mur tund dorën si një gjest lamtumire.

Vendasit vëzhgonin arinjtë përderisa ata zhdukeshin në zonën pyjore.

Parku Kombëtar i Maleve Sarıkamış-Allahuekber është shtëpi e shumë llojeve të kafshëve të egra, duke përfshirë ariun, ujkun, derrin, dhelprat dhe shumë specie zogjsh.

Ka projekte të vazhdueshme për të siguruar qëndrueshmërinë e mjedisit të ariut në rajon.



.. .

Ngjarja paraprake

Si T’i Bindni Fëmijët Të Hanë Më Shumë Brokoli

Ngjarja e ardhëshme

Në cilën gjuhë qajnë foshnjat?

të fundit nga