Juventus është prekur përsëri nga koronavirusi.
Sikur në valën e parë të virusit, as kësaj here Juventus nuk ka shpëtuar pa anëtara të infektuar.
Sipas njoftimeve të fundit nga Italia, Juventus numëron 2 anëtarë pozitivë me Covid-19.
Juve bën të ditur se të prekurit nuk janë lojtarë, as anëtarë të stafit teknik.
Gjithsesi në përputhje me rregullat dhe protokolin, grupi shkon në izolim.
Kjo nuk do të pengojë anëtarët negativë që të shkojnë në stërvitje, por nuk do t’iu lejoj kontakte me pjesën jashtë grupit.