Dwayne Wade blen aksione të klubit Utah Jazz

Basketbollisti Dwayne Wade është bërë njëri nga pronarët e skuadrës Utah Jazz.

Wade iu bashkua mbajtësit kryesor të aksioneve të Utah Jazz, Ryan Smith dhe planifikon të ketë rol aktiv në klub.

Wade i cili ishte NBA All-Star me Miami Heat tetë herë, është njëri nga lojtarët e fundit që kanë marrë vendim të marrin në pronësi klubet e NBA.

“Kjo është një ëndërr që kam pasur në NBA. Kam parë ta bëjë Shaq në Sacramento, Jordan në Charlotte etj”, tha ai.

“Nëse ky partneritet do të jetë diçka si marrëdhënia ime me Ryan, do të jetë shumë i suksesshëm dhe do të jetë një e ardhme e ndritur”, tha Dwayne Wade.

Ngjarja paraprake

Carovska: Vazhdojmë proceset e reformave në arsim me mbështetje të fuqishme të partnerëve ndërkombëtarë

Ngjarja e ardhëshme

Remzie Osmani reagon pas grumbullimit të qytetarëve në Prizren: Turpi i masave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian