DW: Do të ketë një samit Biden-Putin për Ukrainën?

Ndoshta mund të quhet një sukses i diplomacisë: Pas telefonatave me presidentin rus dhe atë amerikan, presidenti francez, Emmanuel Macron propozon një samit në nivelin më të lartë për krizën në lindje të Europës.

Do të takohen vërtet presidentët e SHBA dhe Rusisë, Joe Biden dhe Vladimir Putin? Sipas informacioneve të Pallatit Elysée të dy presidentët kanë rënë parimisht dakord për një takim të nivelit në lartë në lidhje me krizën në Ukrainë, pas propozimit të presidentit francez, Emmanuel Macron. Por Parisi përmend një kusht: “Ky takim mund të zhvillohet, vetëm nëse Rusia nuk marshon në Ukrainë”, thuhet nga zyra presidenciale, pasi Macron ka telefonuar me të dy presidentët. Samiti do të duhet të përgatitet nga dy ministrat e Jashtëm, Antony Blinken dhe Sergej Lavrov që duan të takohen të enjten.

Shpresa për një javë tjetër me diplomaci

Image

Tre orë telefonoi të dielën Macron me Putinin

Macron telefonoi të dielën me të dy presidentët. Me Putin ai telefonoi dy herë, gjithsej 3 orë. Të dy u përpoqën për hapa drejt armëpushimit në Ukrainën Lindore dhe rrugët e diplomacisë. Macron telefonoi edhe me kancelarin, Olaf Scholz dhe kryeministrin, Boris Johnson. “Kryeministri dhe presidenti Macron janë të një mendimi, se java e ardhshme do të jetë vendimtare për diplomacinë”, thuhet nga Downing Street në Londër. Johnson dhe Macron në deklaratën e tyre kanë theksuar, se Putini duhet të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të lerë mënjanë kërcënimet.

Rusia, sipas të dhënave të Perëndimit ka stacionuar 150.000 ushtarë në kufirin e Ukrainës, por e mohon, se po planifikon një sulm ndaj vendit fqinj.

Image

Ursula von der Leyen

BE kërcënon me sanksione të forta

Krahas përpjekjeve diplomatike, mbeten në fuqi kërcënimet ndaj Rusisë, në rast të një sumi ndaj Ukrainës. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i ka konkretizuar sanksionet e parashikuara kundër Rusisë, dhe sërish ka paralajmëruar nga pasojat masive ekonomike për ekonominë e këtij vendi. Sanksionet financiare të BE dhe SHBA të planifikuara kanë për qëllim që “Rusia të shkëputet nga tregjet financiare ndërkombëtare”, tha von der Leyen në televizionin gjerman, ARD të dielën.

Sanksionet ekonomike drejtohen kundër “mallrave, të cilat i duhen me urgjencë Rusisë për të modernizuar dhe diversifikuar ekonominë e saj, por që prodhohen nga ne, ku ne kemi dominancë globale e që Rusia nuk mund t’i zëvendësojë.” Von der Leyen ishte kundër vendosjes së sanksioneve që tani, siç po kërkohet nga Ukraina, pas shkallëzimit të fundit të gjendjes atje./DW/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

I dashuri i Arbanës i reagon Donaldit

Story i radhës

Benet Beci caktohet nga PS kryetar i Komisionit të Reformës Territoriale

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish