Dushica-Bajrami: Takimi në Washington, kthesë pozitive për vendin tonë

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe zyrtarja e Nismës Socialdemokrate, Valdete Dushica Bajrami, ka dhënë një intervistë për gazetën “Bota sot”, ku ka folur për situatën politike në vend, menaxhimin e pandemisë, si dhe për Gjykatën Speciale.

Ajo ka thënë se UÇK ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë Ushtri Çlirimtare e popullit të saj e jo ndërmarrje kriminale.

Po ashtu, ajo ka folur për bashkëpunimin me ministren Vlora Dumoshi, si dhe për vështirësitë që përballët gruaja në politikë.

“Bota sot”: Si e komentoni situatën politike në vend?

Valdete Dushica Bajrami: Ashtu siç është atakuar e gjithë bota nga Virusi COVID-19, as vendi ynë nuk ka mund t’i shpëtoj kësaj situate. Që nga fillimi i këtij viti vendi jonë është përballur me këtë virus ku edhe kemi pasur humbje ekonomike por edhe më e rëndë ka qenë kur kemi pasur vdekje të shtetasve tanë nga ky virus. Dua që përmes jush dua të ju shprehi ngushëllime të gjithë familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre nga ky virus. Sa i përket situatës aktuale politike, vendi ynë është në një moment kthese në tryezën ndërkombëtare, kjo për faktin se e dini që për një kohë të gjatë Kosova nuk ka qenë temë as në BE e aq më pak në SHBA. Takimi i Kryeministrit Hoti në Shtëpinë e Bardhe me presidentin Trump dhe me arritjen e marrëveshjes, e ka bërë një kthese pozitive për vendin tonë duke e kthyer në një faktor gjeopolitik.

Ndërsa sa i përket çështjes së arrestimeve të fundit ne si Parti politike, pra NISMA Socialdemokrate e ka dhënë qëndrimin dhe shqetësimin e saj në lidhje me mënyrën e trajtimit të udhëheqësve të OVL-UÇK-së në selinë e saj. Që nga përfundimi i luftës, pjesëtarët e UÇK-së i janë përgjigjur sistemeve të drejtësisë, duke filluar nga Gjykatat e UNMIK-ut, Hagës dhe ato të EULEX-it. Prandaj, askush nuk ka asnjë arsye të ndryshoj mënyrën e sjelljes në raport me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. UÇK ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë Ushtri Çlirimtare e popullit të saj e jo ndërmarrje kriminale.

“Bota sot”: Si e shihni punën e Qeverisë së Kosovës deri tani?

Valdete Dushica Bajrami: Qeveria që nga marrja e mandatit ka qenë e përkushtuar që të implementojë programin e saj por edhe përkushtimi i saj ka qenë në shërbim të qytetarëve. Përsëri edhe këtu me theks të veçantë është çështja e menaxhimit të Pandemisë. Punë të mira po bëhet sidomos në përkrahje e shtresave sociale e veçmas e kategorive të caktuara siç janë familjet me asistence sociale ku së fundmi në kuadër të Programit për Rimëkëmbje ekonomike me kërkese të Ministrit Reçica nga radhët e NISME-së, është marr vendim për dyfishimin e pagesës në skemën e asistencës sociale për periudhën tetor – dhjetor 2020. Po ashtu, nga MPMS do të përfitojnë edhe 105 deputetet e legjislaturës së vitit 1990. E edhe shume vendime tjera që janë marr si në mbrojtje të prodhuesve vendore ashtu edhe të konsumatorëve nga Ministri i Tregtisë z.Veseli.

“Bota sot”: Si e kane gjetur ministrin e Kulturës?

Valdete Dushica Bajrami: Me thënë të drejtën më mirë kisha pas dëshirë të flasim për të tashmen. Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit është një ndër dikasteret që ka qenë vazhdimisht aktive gjatë tërë kohës së pandemisë, duke qenë afër artistëve, afër profesionistëve, e sidomos afër Rinisë. Po e theksoj çështjen e rinisë sepse MKRS gjatë kësaj periudhe është kujdesur që t’i mbajë aktiv të rinjtë anë e kënd vendit me projekte të ndryshme sikur ai që është i ndërmarrësi dhe inovacionit, ku shume djem e vajza kanë përfituar nga këto projekte dhe janë certifikuar si ndërmarrës të rinj.

“Bota sot”: Cilat janë ndryshimet që keni nisur të bëni pas marrjes së postit?

Valdete Dushica Bajrami: Ju e dini se të qenurit zëvendës ministre nuk ke kompetenca ekzekutive, por, fatmirësisht që së bashku me Ministren Dumoshi e kemi një bashkëpunim të mirë dhe korrekt. Qasja e problematikave të të gjithë artdashësve, ndihmesa e dhënë për artistët e rinj, njohja dhe vlerësimi i gjeneratave që kanë kontribuar në ruajtjen e vlerave të artit, kulturës dhe trashëgimisë, përkrahja e komunave nga ana e MKRS-së siç janë stadiumet, stadiumet ndihmës, shtëpitë e kulturës, etj…

“Bota sot”: Cilat janë prioritetet e tuaja në punën që e bëni?

Valdete Dushica Bajrami: Prioritet është që të gjithë ata të cilët merren me sport, kulturë, art, trashëgimi të jenë në gjendje t’i kryejnë aktivitetet e tyre pa hasur në pengesa, dhe për këtë çdo herë MKRS-në do ta kenë mbështetje të fort.

“Bota sot”: Sa është e vështirë të jesh grua në politikë?

Valdete Dushica Bajrami: Po, edhe ju e thatë në pyetjen tuaj që është e vështirë si grua të merresh me politike, për shkak paragjykimeve, për shkak se përkrahja për gruan në politikë nuk është në nivelin e duhur, duke e ditur se këtu luan rol të madh edhe mentaliteti patriarkal që në një formë apo tjetër është pengës për ngritjen e gruas në pozitat vendimmarrëse. Por, pavarësisht barrierave gratë çdo herë ia kanë dal dhe besoj shumë se çdo ndryshimi pozitiv edhe gruaja mundet me dhënë kontributin e saj sikur që e kanë dhënë shumë gra kontributin e tyre ndër shekuj.

“Bota sot”: A do të jeni kandidate për kryetare të Komunës së Gjilanit nga partia juaj?

Valdete Dushica Bajrami: Jo, ende është herët të diskutohet për këtë çështje.

“Bota sot”: Si po menaxhohet pandemia?

Valdete Dushica Bajrami:Pandemia besoj që është menaxhuar shumë më mirë se vendet që na rrethojnë dhe kjo fal angazhimit të të gjithëve, pa dallime, institucionet, qytetarët.

Ngjarja paraprake

Indi, shkon në afro 100 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Konferencë shtypi e kryeministri Zaev dhe ndihmësit të sekretarit amerikan për Energjetikë, Fanon (drejtpërdrejtë)

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian