Durrës, sekuestrohen 1 milion paketa cigare

Një sasi prej 1 miliona paketa cigare është sekuestruar në Portin e Durrësit. Në një deklaratë, Drejtori i Doganave, Gent Gazheli thotë se strukturat doganore ushtruan kontroll në dy kontenierë të dyshuar, ku rezultoi  ngarkesë prej 1.050.000 paketa cigare  me origjinë nga India.

Sipas tij nëse ky mall do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 168 mijë euro.

“E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pullë fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër. Nëse ky mall do të hidhej në treg, vlera e paketave të duhanit të sekuestruar në të dy kontenieret, sipas të dhënave të disponueshme,  mbi të cilat janë llogaritur detyrimet doganore, kap shifrën e 168 mijë euro. (Ndërsa detyrimi doganor që duhej të paguhej kap shifrën 164 milion lekë)”, tha Gazheli.

Cigaret u sekuestruan dhe rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale, “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë”  të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Ngjarja paraprake

Kirurgu nga Kumanova ndërron jetë nga koronavirusi

Ngjarja e ardhëshme

Costa: Ronaldo më i mirë se Lewa

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian