Duro: Ja pse kisha veshur bluzë të kuqe, u nervozova

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro u prononcua për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”.

“Analiza e ndeshjes – Janë gjëra naormale. E nisëm mirë me presion lart 20-25 minutat e para. Duhej të shënonim. Partizani donte të na kapte në befasi me kapje topi dhe kundërsulmeIshte çështje fati që pësuam gol.

Bilanc pozitiv ndaj Partizanit dhe Tiranës –  Nuk di të jap konkluzione. Kam qenë trajner me Flamurtarin, Kukësin dhe Laçin. Kam bilanc pozitiv, pothuajse fitore dhe veç një barazim. Është shumë pozitive.

Laçi – E kuptoj, e kam thënë se kam ekip perfekt. Nuk ishte ky mendim para se të vija unë. Janë futur shumë futbollistë. Shehu s’ka luajtur aty para mbrojtjes. Ka ardhur Mazrekaj, që luan për herë të parë si sulmues i dytë. Është kthyer lojtari më i mirë i kampionatit. Kur erdha unë Harmoni s’kishte luajtur shumë. Pra, të futësh në eficentë 4-5 lojtarë, skuadra përmirësohet.

Skema 4-4-2 – Skema e preferuar e Laçit  është 3-5-2. Kur duam të rrisim presionin ndaj kundërshtarëve, e kam kthyer skemën me 4 për t’i dhënë Markut që të mos merrej me veprimet mbrojtëse, Shehu të vepronte si sulmues dytë pas Harmonit dhe Xhixha të dilte në krah. Në pjesën e dytë kërkova më shumë të sulmonim portën kundërshtare.

Laçi apo Partizani, favorit për titullin, nervozizmi në fund të ndeshjen– E kisha me futbollistin tim që la Bardhin të penetronte 30 metra. Shanset? Po një pikë jemi. Të katërtën e kemi në Laçi. Janë shumë rivalë. Do të jetë luftë e ashpër deri në fund.

Bluza e kuqe –  Nuk e kam zgjedhur rastësisht, por për të treguar që Partizanin e kam në zemër, pavarëissht prej profesionit.

Fitore në pjesën e parë dhe lojë e ekuilibruar në pjesën e dytë- 25 minutat e para ishim lart, po të kishim shënuar do të ishte më e lehtë. Partizani shënoi. Nuk arritëm të mbanim rezulltatin, mund të shënonim në 2-3 raste. Janë trumbetuar me të madhe mungesat e Partizanit në media. Duhet ta kuptoni që kishim mungesa më të rëndësishme: Mustën, Mazrekajn dhe Nuabuezen. Janë 3 pika shumë të fotrta dheme më shumë peshë se ata të Partizanit. Partizani ka bërë merkato të fuqishme në janar. N.q.s merrni njësoj Brojën me Mazrekajn, është puna juan. Thoni mungesë e rëndësishme e Partizanit, Ferhan Hasani, po ai s’ka luajtur fare”, përfundoi trajneri i Laçit, Shpëtim Duro.

Ngjarja paraprake

Sevilla 0-2 Barcelona, notat e lojtarëve – Messi më i miri

Ngjarja e ardhëshme

Eliza Dushku shtatzënë për herë të dytë, shfaq barkun e rrumbullakosur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian