Duro: I lumtur për kualifikimin, por më shqetësojnë…

Laçi mori një kualifikim sfilitës ditën e sotme, teksa mposhti pas penalltive Partizanin, për të siguruar kalimin më tej në Kupën e Shqipërisë. Pas ndeshjes, trajneri i kurbinasve. Shpëtim Duro u shpreh se është i lumtur për kualifikimin, por e shqetësojnë dëmtimet e skuadrës së tij.

“Parashikohej që të ishte një ndeshje e vështirë. Ishin dy skuadrat që janë më mirë momentalisht në kampionat.

Sherri? Te penalltitë ishte shumë mirë, gjatë lojës nuk kishte shumë p[unë. Është një portier shumë i mirë, por ka probleme psikologjike. Është një portier që ka presion. Momenti i vështirë psikologjik ndikon edhe në lojë.

Para dy vjetësh jam kualifikuar në gjysmëfinale ndaj Partizanit. Edhe këtë vit kemi një bilanc shumë të mirë dhe pozitiv. Ky është një kualifikim dhe për Laçin është pozitive që jemi në gjysmëfinale.

Jam i gëzuar për kualifikimin, por më shqetësojnë dëmtimet e skuadrës. Nuabueze ishte stërvitur, por nuk luante prej kohësh. Mazrekaj nuk ishte në maksimum. Kemi pasur një kampionat me shumë mungesa dhe këto ndikojnë në ndeshje. Finalja ishte një objektiv deri në momentin e fundit.

Edhe Kërçiku ishte një ndërrim i detyruar, kërkoi zëvendësimin. Kemi qenë të kushtëzuar në zgjedhje. Në fund të 90 minutave, Partizani na hapi probleme. Këto janë ndeshje që mbahet mend kualifikimi dhe jo loja.”, tha Duro.

Ngjarja paraprake

Rikthehet për gjykim dosja e ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj

Ngjarja e ardhëshme

Reagon Prokuroria e Prishtinës, pas akuzave për vrasjen e 42-vjeçares

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian