Duraku: Toka e ujitur me ujë bën baltë, toka e ujitur me gjak të dëshmorëve sjell liri

Ish kreu i komunës së Likovës, Sadulla Duraku gjatë përurimit në Sllupçan të kullës përkujtimore për nder të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare tha se në ndërtimin e kullës janë frymëzuar nga Lidhja e Prizrenit, përcjell TV21. Duraku gjatë fjalimit të tij theksoi se “toka e ujitur me gjakun e dëshmorëve ka sjellë lirinë”.

“Kur isha i ri, kam lexuar se uji kur e ujit tokën, e bën baltë. Kurse toka që ujitet me gjak të dëshmorëve, ai vend quhet liri. Ne frymëzimin e kësaj kullës e kemi nga Lidhja e Prizrenit, ku kemi frymëzuar shtatgjatësinë e ushtarëve tanë dhe në krye me shqiponjën që vëzhgon tërë kohën. Andaj, lavdi punës, dëshmorëve dhe të gjithë atyre që dhanë kontribut për vatan dhe popull”, theksoi Duraku.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) Liderët shtetëror dhe partiakë urojnë besimtarët muslimanë

Story i radhës

Dialogu Kosovë- Serbi, data kur do të takohet Lajçaku me Kurtin dhe Vuçiçin

Të fundit nga