Dumoshi e mbështet Adrianën pas komenteve negative: Kokën lartë!

Mbrëmë aktorja Adriana Matoshi ka konfirmuar lidhjen e saj me ish-futbollistin 21-vjeçar të Feronikelit, Keith Groeneveld, e pas kësaj ajo ka marrë komente të shumta negative.

Ndërsa tani ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi i ka dalë në përkrahje aktores duke i thënë që ta mbajë kokën lartë dhe se çdokush ka të drejtë të zgjedhë si dhe me kënd do ta kalojë jetën.

Postimi i plotë:

Jeta di të sfidojë në një mijë mënyra, por çdo rënie është ngritje.

Secili/secila ka të drejtë të zgjedhë si dhe me kënd do ta kalojë jetën.

Kokën lart për të gjithë ata që zgjedhin lumturinë dhe e ndjekin rrugën e zemrës! 

Image
Ngjarja paraprake

Turqi, shpëtohet një person nga rrënojat 26 orë pas termetit

Ngjarja e ardhëshme

Ferizaj binjakëzohet me Cedar Falls

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian