Duma: Rezultati zgjedhor dëshpërues, të mbajmë përgjegjësi përfshirë dhe kryetarin

Prej 30 minutash ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku po diskutohet për rezultatin zgjedhor.

Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj ka zbardhur deklaratën e bërë nga nënkryetarja e PD, Grida Duma gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

Duma e ka cilësuar zhgënjyes rezultatin, ndërsa ka theksuar se çdokush duhet të marrë përgjegjësitë përfshirë edhe kryetarin Lulzim Basha.

‘Është dëshpërues rezultati, në një mënyrë apo një tjetër i papritur. Pa diskutim duhet të merren vendime të rëndësishme dhe përgjegjësi duke përfshirë edhe kryetarin e partisë’, është shprehur Duma.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Reagon KOK-u: Po i përcjellim me vëmendje zhvillimet brenda FFK-së

Story i radhës

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike

Të fundit nga