Duka: Kam vërejtje për Patozin! Nuk ka asnjë ndryshim nga ne

Agron Duka dhe Astrit Patozi janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në studion e “Open” për mënyrën e qeverisjes së Ramës dhe premtimeve të Bashës.

Duka i thekson se partitë e reja janë forca të reja në vendin tonë sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit, jo Jozefina Topalli apo Astrit Patozi.

Duka: Kam vërejtje për Patozin. Mënyra si flisni për Ramën dhe Bashën, argumentoni atë që Rama thotë: Nuk jemi më të mirën po më të mirë se ne nuk ka. Unë mendoj që nuk është e njëjta histori.

Patozi: Mes meje dhe teje është që ti mendon se vetëm duke e sharë Ramën, arrihet rotacioni.

Duka: Ramën mund të kem më shumë se ti. Nuk kam asgjë me Ramën, por kam me qeverisjen e tij.

Patozi: Kam rezerva të mëdha për qeverisjen e tij.

Duka: Me thënë të drejtën, nuk ke ndonjë ndryshim të madh. Ti me ne s’ke ndonjë ndryshim, pavarësisht se unë kam qenë ministër e ti s’ke qenë. Madje mendoj se ke bërë dhe gjëra të mira.

Patozi: Çfarë ka bërë qeveria keq, i kam bërë unë.

Duka: Forca e re nuk je ti, as unë, as Jozefina. Është ky (i drejtohet Endri Shabanit)

Ngjarja paraprake

Poloni, karantinë e detyrueshme për udhëtarët nga Sllovakia dhe Republika Çeke

Ngjarja e ardhëshme

Ngjarjet e datës 25 shkurt

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian